Ballina Flash

“8 aktore, 8 histori gruaje”, në Qendrën e Artit “Agimi”

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ “8 aktore, 8 histori gruaje” është shfaqja më e re që do të vihet në skenën e Qendrës së Artit “Agimi”, në një mbrëmje të veçantë kushtuar gruas. Me ide e realizim të regjisores së Teatrit “Aleksandër Moisiu”, Niada Saliasi, kjo shfaqje vjen për të sensibilizuar mbi dhunën ndaj gruas dhe padrejtësitë e shkaktuara prej shoqërisë tonë.

Ky rrugëtim nisi para tre vitesh në Teatrin “Aleksander Moisiu” ku u soll për herë të parë në Shqipëri “Këpucët e Kuqe”. Këtë vit, kësaj nisme i janë bashkuar emra të tjerë si, Anisa Markarian, Diana Culi, Elvira Dones, Vilma Dule me historinë e saj, Elga Mitre, Niada Saliasi, Monika Lubonja, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Rudina Dembacaj e Alesia Xhemalaj.

Sonte, në ora 18:00, do të vijë ekskluzive për këtë përmbledhje, historia e vërtetë e aktivistes Vilma Dule, shkruar nga Anisa Markarian. Gjithashtu një fragment nga romani “Dreri i trotuareve” i shkrimtares Diana Çuli, “Yjet nuk vishen kështu” i Elvira Dones etj.

Aktorja Alessia Xhemalaj do të sjellë historinë e vërtetë të Anës, me urimin që histori të tilla të mos ndodhin më kurrë.

Aktiviteti në Qendrën e Artit Agimi vjen me mbështetjen e AWEN dhe kujdesin e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: SPAK fsheh dhe manipulon dokumente
Artikulli tjetërMinxhozi në takimin e BQE-së: Po përmbushim kërkesat ligjore për të hyrë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro