Ballina Flash

Rama: Kushte dinjitoze në shkollën e rindërtuar në Burrel

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Burrel, është një tjetër shkollë e rindërtuar me kushte dinjitoze, që këtë vit ka hapur dyert për 200 nxënës dhe mësues

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kjo shkollë e mesme.

“Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë e Burrelit, i shtohet listës së shkollave që po rindërtohen nga e para në të gjithë vendin”, theksoi Rama.

Më shumë se 60 shkolla po rindërtohen dhe rehabilitohen në të gjithë vendin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZv.ministri i Jashtëm i Ukrainës për ATSH: Situatë e vështirë lufte, mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë
Artikulli tjetërBraimllari: Strehimi, plaga më e madhe që vuajnë banorët e Tiranës