Ballina Bota

KLIMË – Gjermania regjistron shtatorin më të ngrohtë që nga fillimi i matjeve në 1881

BERLIN, 29 shtator /ATSH-ANSA/ Sipas rezultateve paraprake nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD), shtatori i vitit 2023 ishte më i ngrohti në Gjermani që nga fillimi i matjeve në 1881.

Temperaturat në shtator u rritën në një nivel që nuk ishte arritur kurrë më parë në analet e të dhënave të motit,” raportoi DWD nga selia e saj në qytetin jugperëndimor të Offenbach.

Temperatura mesatare ishte 17.2 gradë Celsius.

Kjo do të thotë se temperatura në shtator ishte 3,9 gradë më e lartë se vlera e periudhës referuese të vlefshme ndërkombëtare nga viti 1961 deri në vitin 1990. Ishte 3,4 gradë më e lartë se periudha aktuale, më e ngrohtë e bazës nga viti 1991 deri në vitin 2020.

Kjo tejkaloi shumë rekordet e mëparshme nga shtatori 2006. dhe 2016, të cilat të dyja ishin mesatarisht 16.9 gradë.

”Sipas të dhënave paraprake, shtatori i vitit 2023 ishte gjithashtu muaji i dytë më me diell që nga fillimi i matjeve. Në të njëjtën kohë, klima ishte ‘shumë e thatë”, tha DWD pas vlerësimeve fillestare të rezultateve të rreth 2,000 stacioneve të saj matëse. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDER – Inteligjenca britanike: Qindra Wagners u kthyen për të luftuar në Ukrainë
Artikulli tjetërI ofroi para punonjësit të policisë, procedohet penalisht 50-vjeçari