Ballina Aktualitet

I ofroi para punonjësit të policisë, procedohet penalisht 50-vjeçari

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka zbuluar një rast të mitdhënies, për të shmangur ndëshkimin administrativ dhe përgjegjësinë ligjore.

Deri më tani, janë identifikuar 80 raste të tentativave për korruptimin e punonjësve të Policisë Rrugore të Tiranës gjatë këtij viti.

Në një nga kontrollet parandaluese, Policia ka ndaluar shtetasin I. D., 50 vjeç, i cili drejtonte motomjetin pa kaskë mbrojtëse dhe nën efektin e alkoolit. Për të shmangur ndëshkimin, ai i ka ofruar punonjësve një shumë parash.

Pas këtyre veprimeve, është nisur procedimi penal ndaj 50-vjeçarit dhe materialet janë dërguar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Rrugore e Tiranës bën thirrje që të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKLIMË – Gjermania regjistron shtatorin më të ngrohtë që nga fillimi i matjeve në 1881
Artikulli tjetërDenaj takim me fermerë të Divjakës, politika lehtësuese për zgjerimin e hartës së eksporteve