LONDER, 29 shtator /ATSH-ANSA/ – Në javët e fundit, qindra luftëtarë të lidhur më parë me grupin Wagner ka të ngjarë të kenë filluar të ridislokohen në Ukrainë, individualisht ose në grupe të vogla, duke luftuar për një sërë njësish pro-ruse, sipas një përditësimi të inteligjencës britanike.
“Wagner u tërhoq nga operacionet luftarake në Ukrainë në fillim të qershorit 2023, përpara rebelimit të dështuar më 24 qershor 2023 dhe vdekjes pasuese të liderit të saj, Yevgeny Prigozhin dhe drejtuesve të tjerë të lartë në një aksident avioni më 23 gusht 2023.
Statusi i saktë i personelit të ridislokuar është i paqartë, por ka të ngjarë që disa individë të jenë transferuar në pjesë të forcave zyrtare të ministrisë së Mbrojtjes ruse dhe në kompani të tjera private ushtarake”, thuhet në përditësimin e tyre. /os/













