Ballina Flash

Koçiu: Vaksinim falas ndaj gripit stinor për 260 mijë qytetarë, 600 mijë doza vaksinash për COVID-19

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se janë siguruar vaksinat falas ndaj gripit stinor për grupet e riskuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu tha se “me nisjen e sezonit të vjeshtës, kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit stinor për grupet e riskuara për 260 mijë qytetarë dhe 600 mijë doza vaksinash për COVID-19, shpërndarja e të cilave do të fillojë pas javës së dytë të muajit tetor”.

Sipas saj, me planin vjeshtë-dimër vijojnë përgatitjet për vaksinimin dhe survejancën e virozave respiratore.

“Me stafin e Institutit të Shëndetit Publik, në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate, për të garantuar marrjen e shërbimit të duhur në qendrat shëndetësore”, tha Koçiu.

Programi kombëtar i vaksinimit anti-COVID do të kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend.

/k.s/r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Zelensky: Nëse Donald Trump e di formulën për t’i dhënë fund luftës, t’na e tregojë
Artikulli tjetërKOMENT – ”Ndaloni luftën dhe Zelensky nuk flet”: Rama tërheq vëmendjen e medias botërore në takimin e KS