Ballina Aktualitet

Veliaj në SHBA, merr pjesë në Samitin “Strong Cities”

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur sportistët elitarë të “Tiranës”, në parapërgatitjet e tyre për në Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris.

Më pas, ai do të udhëtojë për në Nju-Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.

Ai do të zhvillojë takime edhe me drejtues e përfaqësues të qyteteve, që kanë përjetuar rritje të ndjeshme dhe zhvillim në dekadën e fundit. Diskutimet në Samit do të përqendrohen në sfidat dhe mundësitë që lidhen me menaxhimin e rritjes urbane, përfshirë reagimin ndaj krizave dhe inovacionin në infrastrukturë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAMA i tërheq vëmendjen tri medieve, Krasniqi: Për shkelje të përsëritura do të ketë procedim
Artikulli tjetërBRUKSEL – Gjermania kërkon afro 4 miliardë euro nga fondi i BE-së