Ballina Aktualitet

Atentati në Greqi, Ministria e Brendshme: Viktimat kanë shtetësi turke

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Ministria e Brendshme ka reaguar sot  në lidhje me atentatin që ndodhi një ditë më parë në Greqi dhe ku mbetën të vrarë 6 persona, të cilët dyshohej se ishin shqiptarë.

Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se autoritete greke kanë njoftuar ato shqiptare duke i bërë me dije se viktimat kanë shtetësi turke dhe jo shqiptare.

“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, deklaron Ministria e Brendshme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa e sigurisë në shkolla, zv.ministri Mahila mbledh taskforcën në Gjirokastër
Artikulli tjetërGazeta më e madhe në Singapor: Piramida në Tiranë do të presë qindra të rinj për kodim