TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Ministria e Brendshme ka reaguar sot në lidhje me atentatin që ndodhi një ditë më parë në Greqi dhe ku mbetën të vrarë 6 persona, të cilët dyshohej se ishin shqiptarë.
Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se autoritete greke kanë njoftuar ato shqiptare duke i bërë me dije se viktimat kanë shtetësi turke dhe jo shqiptare.
“Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, deklaron Ministria e Brendshme.
/r.e/
