Ballina Flash

Conference League, “Partizani” humbet 1-0 ndaj “Astana-s”

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ “Partizani” nuk ka arritur të marri një rezultat pozitivë ndaj “Astanas” në ndeshjen e parë të turit “Play Off” të Conference League.

Të kuqtë gjithësesi mbajnë të ndezura shpresat për t’u kualifikuar, pasi rezultati 1-0 i ndeshjes së parë në favor të skuadrës nga Kazakistani, është një rezultat që mund të përbyset në “Elbasan Aren” pas një jave, kur dhe do të luhet pjesa e dytë.
Lajmi i keq për kampionët e Shqipërisë ishte dhe fakti se në minutën e 23′ të lojës, Eros Grezda la fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

Loja në tërësi foli për vendasit, teksa të kuqtë u mbrojtën. Në vijim vendasit zhbllokuan rezultatin falë Loncar, i cili goditi nga jashtë zone për të mposhtur portierin Qirko. Ende pa u mbyllur pjesa e parë Astana do të dyfishonte, por goli u anulua me VAR. Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, por goli i Tomasov në minutën e 68 u anulua sërish nga VAR për pozicion jashtë loje. Kazakët tentuan edhe njëherë për golin e dytë në minutën e 91, por edhe këtë herë supergoli i Tomasov u nis nga një pozocion jashtë loje.

Tashmë “Partizani” do të luaj shanset e saj për tu kualifikuar në ndeshjen e kthimit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Macron i bën thirrje Nigerit të rivendosë rendin kushtetues
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE refuzon të komentojë për vdekjen e liderit të “Wagner”