KIEV, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa ka mbërritur sot në Ukrainë për një vizitë dyditore.
“Rebelo de Sousa mbërriti sot në mëngjes në kryeqytetin ukrainas, Kiev me tren nga Polonia”, sipas medias portugeze.
Ai pritet të takohet nesër me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Rebelo de Sousa gjithashtu ka planifikuar të marrë pjesë në samitin e forumit ndërkombëtar të Platformës së Krimesë.
Qeveria portugeze po ofron mbështetje ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.
Portugalia ishte një nga aleatët e parë perëndimorë që u zotua të pajiste një batalion ukrainas me tanke “Leopard 2A6”. //a.i/






















