TIRANË, 23 gusht /ATSH/ – Shefi i grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në Rusi, ku u vranë të 10 personat në bord, sipas BBC dhe “Daily News”.
Besohet se Prigozhin ishte në bordin e avionit.
Më herët, “Wagner” tha ne Telegram se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Prigozhin, 62 vjeç udhëhoqi një grusht shteti kundër regjimit të Putinit saktësisht dy muaj më parë.
Pas dështimit të tij, ai ishte paralajmëruar se jeta e tij ishte në rrezik.
Në fillim të kësaj jave një video me sa duket e shfaqi atë në Afrikë duke u zotuar se do ta bënte Rusinë të madhe duke vendosur trupat e tij “Wagner” në kontinent.
“Burimet e mia raportojnë se një aeroplan Embraer që i përkiste Yevgeny Prigozhin tani është rrëzuar në rajonin Tver”, tha ish-kandidatja ruse për presidente, Ksenia Sobchak.
“Kjo ka ndodhur 15 kilometra nga Khotilovo. Sipas informacioneve tona, ishin tre anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë”, shtoi ajo.
Sobchak njihet si ‘ndrikulla’ e Putinit.
Prigozhin ishte paralajmëruar të mos shkonte në ndërtesa të larta nga frika e aksidenteve pasi udhëhoqi një grusht shteti që synonte të rrëzonte kryesisht ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e ushtrisë, gjeneralin Valery Gerasimov.//a.i/























