Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 20 gusht 2023

TIRANË, 20 Gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë alternime vranësirash kalimtare më tepër të theksuara përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje të vendit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu sporadike dhe tepër të dobta.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 6-10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/38 Diell
Kukës 18/34 Diell re
Lezhë 22/36 Diell
Dibër 17/36 Diell re
Durrës 22/35 Diell
Tiranë 24/38 Diell
Elbasan 22/38 Diell re
Berat 21/37 Diell re
Vlorë 23/32 Diell
Korcë 18/33 Diell re
Gjirokastër 18/37 Diell re
Sarandë 21/34 Diell

 

 

                                                              

                 

           

                           

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDy turistë italianë gjejnë një portofol dhe e dorëzojnë në polici, Balla: U shlye edhe borxhi i restorantit në Berat
Artikulli tjetërAXHENDA NDERKOMBETARE 20/08/2023