Ballina Flash

Kryeministrja Meloni largohet me traget nga Shqipëria, kryebashkiaku Dredha: Turistja e nderit

TIRANË, 18 Gusht/ATSH/ Kryeministrja Italiane Gjorgia Meloni, është larguar nga vendi ynë, duke mbyllur pushimet në rivierën shqiptare.

Meloni u kthye në Itali me traget nga porti i Vlorës. Ajo në traget u shoqërua nga kryebashkiaku i Vlorës Ermal Derdha, i cili publikoi dhe një foto me kreun e qeverisë së Italisë, ndërsa e cilësoi “turistja e nderit”

“Turistja e nderit” e la Vlorën me përshtypje fantastike! Faleminderit Kryeministre Meloni dhe je gjithmonë shumë e mirëpritur në Vlorë”, shkruan kryebashkiaku Dredha, teksa ka falenderuar Melonin që ka zgjedhur Vlorën dhe jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet e saj.

Kryeministrja e Italisë Gjorgia Meloni erdhi në Shqipëri të hënën për të kaluar disa ditë pushime me familjen e saj në vendin tonë, pas një ftese të bërë nga Kryeministri Edi Rama. Vizita e saj në Shqipëri tërhoqi vëmendjen e mediave të gadishullit apenin që komentuan se si Shqipëria është kthyer në një destiancion tursitik për Italianët.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlay-off i Conference League, FSHF mirëpret Strugën në “Elbasan Arena”
Artikulli tjetërBraimllari: SPAK të ndalë pagesat për inceneratorin e Tiranës