Ballina Ekonomi

Gjeografia e sigurimeve, AMF: Kryeson Tirana me 62.8 % të totalit

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në raportin e Gjeografisë së Sigurimeve tregojnë se edhe në vitin 2022 vërehet përqendrimi i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 62.87% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2022, Durrësi me 7.36%, Fieri 4.69%, Elbasani 4.39% dhe Korça 4.32%.

Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 15-vjeçare.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 14,258 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 7,065 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 5,333 lekë për frymë, Vlora me 4,725 lekë për frymë dhe Korçë me 4,698 lekë për frymë.

Lidhur me dëmet e paguara gjatë vitit 2022 sipas prefekturave, rezulton se pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 70.28%, e pasuar nga prefektura Durrësi me 7.34%.

Treguesi i dendësisë së sigurimeve ka shënuar rritje në vitin 2022 në raport me një vit më parë. Në vitin 2022 ky tregues është rreth 7 598 lekë për frymë, me një rritje rreth 711 lekë krahasuar me një vit më parë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakImportet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit rritje me 4.1 %
Artikulli tjetërAkademia e Shkencave të Shqipërisë uron akad. Rexhep Meidanin në 79-vjetorin e lindjes