Ballina Aktualitet

Shpallen fituesit e projekteve të kërkimit shkencor, Kushi: Ta bëjnë universitetin promotor të progresit ekonomik e social të vendit

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Janë shpallur këtë të martë fituesit e projekteve të kërkimit shkencor që iu përgjigjën pozitivisht thirrjeve të MAS për aplikime për financim.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale.

“I uroj shumë suksese grupeve të talentuara e inovatore të kërkuesve shkencorë dhe i nxis ata që bashkë me studentët ta bëjnë universitetin promotor për përshpejtimin e progresit ekonomik dhe social të vendit”, shkruan ministrja Kushi.

Këto projekte janë në dy drejtime: Projektet e kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet, të cilat fokusohen në shqetësimet e vazhdueshme për problemet e ekonomisë, shëndetit, mjedisit dhe energjisë që përjeton sot planeti ynë. Dhe drejtimi i dytë, projektet e kërkimit shkencor që zhvillohen si partneritet i universiteteve me biznesin, ku për herë të parë janë përzgjedhur 10 projekte fituese që promovojnë në perspektivë afatgjatë një model të ri bashkëpunimi dhe lidhje organike mes kërkuesve, pedagogëve, studentëve dhe përfaqësuesve të bizneseve.

Linku i projekteve fituese të kërkimit dhe zhvillimit: https://shorturl.at/tFIZ8

Linku i projekteve fituese si bashkëpunim mes universiteteve dhe biznesit: https://shorturl.at/esyDJ
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKolë Idromeno, themeluesi i pikturës realiste shqiptare dhe arkitekti i veprave madhore të Shkodrës
Artikulli tjetërSHBA – Të paktën 99 të vdekur pas zjarrit në Maui