Ballina Aktualitet

Presidenca “kalon në heshtje” ligjin për kanabisin mjekësor dhe studentët e mjekësisë

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Presidenti i Republikës ka kaluar pa dekret, dy ligjet e miratuara në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së fundit plenare. Bëhet fjalë për ligjin që i hap rrugën legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe ligjit që u ofron lehtësira studentëve të Mjekësisë, nëse ata pranojnë të japin kontributin e tyre si mjekë në vendin tonë për 5 vite pasi përfundojnë studimet.

Dy ligjet në fjalë u miratuan më datë 21 korrik 2023, në seancën e fundit plenare të sesionit të shkuar në Kuvend dhe sipas Kushtetutës, konkretisht pika 2, neni 84, në rast se Presidenti i Republikës nuk i dekreton ligjet brenda një afati 20-ditor, ligjet futen automatikisht në fuqi.

Kështu, tanimë dy ligjet, i pari që i hap rrugën legalizimit të kanabisit mjekësor dhe ligjit që u jep lehtësira studentëve që pranojnë të vijojnë të japin kontributin e tyre si mjekë në Shqipëri pas studimeve, kanë hyrë në fuqi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Dy afro-amerikanë torturohen nga agjentë të bardhë
Artikulli tjetërMOSKE – Putin pret integrimin e paktit AUKUS në NATO