Ballina Aktualitet

Balla: Drejtoria e policisë së Dibrës me “shtëpi” të re

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Dibrës shumë shpejt do të ketë një godinë të restauruar, e cila do të përmbushë të gjitha standardet bashkëkohore.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet për restaurimin e godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Dibrës.

“Drejtoria Vendore e Policisë së Dibrës do ketë së shpejti një shtëpi të re, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore. Vetëm përpara”, shkruan Balla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: Dy ikona në Berat në proces restaurimi, do të ekspozohen në Muzeun “Onufri”
Artikulli tjetërManja: 6 qendra të reja të ndihmës juridike janë hapur nëpër rrethe në 1 muaj