Ballina Flash

Temperaturat e larta, Balla: Mirënjohje dhe falenderime për Policinë Rrugore

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla, vlerëson punën e Policisë Rrugore, që vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve në çdo aksin rrugor në vend, pavarësisht temperaturave të larta.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla falenderon efektivët e policisë rrugore, duke u shprehur mirënjohës karshi tyre.

“Mirëmëngjesi dhe me falënderimin dhe mirënjohjen ndaj çdo efektivi të Policisë Rrugore që shërben në gjithë territorin e vendit në këto ditë me temperature të larta, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Balla në reagimin e tij.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMETEO – Spanja ”shkrin” në 43°C
Artikulli tjetërPeleshi: Anija “Butrinti, pjesë e operacionit për shpëtimin e 52 emigrantëve nga Sudani dhe Jemeni