TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Punonjësit qeveritarë kanë tashmë mundësi përmes e-Albania-s të njihen me dosjen e tyre online.
Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ndau sot një video me hapat që duhet të ndiqen nga punonjësit qeveritarë për të aksesuar këtë shërbim.
Ekonomi thekson se, çdo drejtues institucioni krijon dhe administron dosjen e personelit në varësi të tij.
“Me shërbimin elektronik “Dosja e punonjësit qeveritar në DAP” i vendosen në dispozicion punonjësit të dhënat e dosjes së tij online. Shërbimi i kërkuar merret menjëherë”, shton Ekonomi.
“Dokumenti është i vlefshëm, për sa kohë një qytetar është në marrëdhënie pune si punonjës qeveritar”, shprehet ministrja Ekonomi.
/r.e/























