Ballina Flash

Samiti i NATO-s, Xhaçka: Mbështetje politike dhe praktike për Ukrainën

TIRANË, 13 korrik/ATSH/- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaron se në Samitin e NATO-s në Vilnius rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Xhaçka ishte pjesë e delegacionit shqiptare të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama ku morën pjesë në Samitin dy ditor të NATO-s në Lituani.

Ministrja thekson se në këtë Samit, “vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO”.

“Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën  dhe Bosnje Hercegovinën”, deklaron kryediplomatja shqiptare.

Xhaçka ka theksuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia të prekur nga situata aktuale e sigurisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Lavrov: Një Ukrainë me F-16 do të ishte një kërcënim bërthamor
Artikulli tjetërDebate në Kuvend, Bardhi: Të diskutohet sot kërkesa e SPAK për Ahmetaj. Bushka: Duhet zbatuar procedura