Ballina Flash

Manastirliu: 3 mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Rajonal Berat

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ 3 mjekë të rinj specialistë i janë bashkuar stafit të Spitalit Rajonal të Beratit.

Lajmin e dha sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndau sot fotot e 3 mjekëve të rinj.

“Dr. Olsenja Gjika, dr. Ervin Kananaj dhe dr. Majk Majkaj janë mjekët e rinj, të cilët sapo i janë bashkuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat, në tre shërbime të rëndësishme, pediatri, kirurgji dhe onkologji, për të garantuar shërbime cilësore, të specializuara për qytetarët, afër vendbanimit”, shkroi ministrja Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale.

Mbi 60 mjekë të rinj specialistë i janë bashkuar spitaleve rajonale dhe bashkiake.

Mjekët e rinj do të përforcojnë ekipet mjekësore për të garantuar shërbim të specializuar për qytetarët, kudo ku ata jetojnë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrumbullaku pret drejtorin e Drejtorisë Hetimore Antimafia të Italisë: Konsolidim i urave të bashkëpunimit
Artikulli tjetërRama: Vijon puna edhe për transformimin e Poliklinikës së Elbasanit