Ballina Aktualitet

Begaj pret në një takim lamtumire ambasadorin gjerman Zingraf

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti ambasadorin gjerman Peter Zingraf në një takim me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Presidenti Begaj dhe ambasadori Zingraf shfrytëzuan rastin për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, njoftoi sot ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Të dy diskutuan për sfidat aktuale për Shqipërinë dhe Gjermaninë, situatën në rajon si dhe hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ambasadori Zingraf falënderoi për mikpritjen e madhe që mundi të përjetonte gjatë katër viteve të qëndrimit të tij në Shqipëri.

Ai nënvizoi mbështetjen e Gjermanisë ndaj angazhimit të Shqipërisë për afrimin me BE-në si dhe rolin e rëndësishëm rajonal të Shqipërisë si mikpritëse e Procesit të Berlinit këtë vit.

Presidenti Begaj e falënderoi ambasadorin Zingraf për punën e tij në Shqipëri: “A friend of Albania is leaving (Një mik i Shqipërisë po largohet)”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – FAO: 94 për qind e vendeve konsumojnë ushqim të tepërt
Artikulli tjetërPresidentja e Komitetit Ekzekutiv të ICIC falënderon Zyrën e Komisionerit për kontributin në fushën e të drejtës për informim