Ballina Flash

Parashikimi i motit, 21 maj 2023

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit në mesditë.

Në orët e pasdites reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve, shtrëngatave e stuhive afatshkurtra kryesisht në jug, në lindje si dhe përgjatë relieveve të larta malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri 12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/28 Diell re shi
Kukës 12/24 Diell re shi
Lezhë 16/28 Diell re shi
Dibër 10/22 Diell re shi
Durrës 15/27 Diell re shi
Tiranë 15/28 Diell re shi
Elbasan 14/28 Diell re shi
Berat 13/29 Diell re shi
Vlorë 15/26 Diell re shi
Korcë 10/19 Diell re shi
Gjirokastër 12/25 Diell re shi
Sarandë 16/26 Diell re shi

 

 

                                                               

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj: Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rol aktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/5/2023