Ballina Flash

​Kurti: Serbia nuk është e interesuar ta zbatojë në tërësi marrëveshjen

PRISHTINË, 16 maj/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar takimin e djeshëm të kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel.

Ai deklaroi se pala serbe nuk është e interesuar për zbatimin në tërësi marrëveshjes bazë, por vetëm për nenin shtatë.

“Zbatimi i sekuencuar që na është propozuar nga Lajçak, ne kemi dhënë vërejtjet tona pasi ne kërkojmë që ai të jetë i balancuar dhe gjithëpërfshirës”, tha ai.

Krahas kësaj, ai tha se kanë kërkuar nga BE-ja që të largohet fusnota në referimin e Kosovës. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPSD fiton me 4 mandate këshillin bashkiak të Pukës
Artikulli tjetërMIANMAR – Cikloni ”Mocha” merr jetën e të paktën 400 personave