TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë e Pukës ka përfunduar numërimi i kutive për anëtarët e këshillit bashkiak, ku fituese ka rezultuar Partia Socialdemokrate.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 20 qendrave të votimit.
Nga të dhënat rezulton se Partia Socialdemokrate ka marrë 4 mandate, Partia Socialiste 2 mandate dhe Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 2 mandate.
Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokracia Sociale (PDS), Partia Demokratike (PD), Partia Fryma e Re Demokratike (FRD), Partia Aleanca Demokratike (AD), Partia Balli Kombëtar (PBK) dhe Fronti i Majtë (FM) kanë marrë nga një mandat.


/r.e/






















