Ballina Flash

EU4Culture: Restaurimi i mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar, projekt madhor

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Ekipi i UNOPS-it së bashku me skuadrën e restaurimit po punojnë për restaurimin e mozaikut në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, një projekt madhor i mundësuar falë programit “EU4Culture”.

Gjatç kësaj pune ekipi i “EU4Culture” u përball me sfidën e madhe të ruajtjes së sipërfaqes së mozaikut prej 565 m2, një hapësirë më e madhe se përmasat e një fushe basketbolli.

Për ta arritur këtë, konservuesve iu desh të dokumentonin me kujdes mozaikun gur pas guri me dorë, duke përdorur një rrjetë plastike dhe letër kalku.

Kjo përfshinte analizimin dhe regjistrimin e 123 toneve të ndryshme të ngjyrave dhe qindra-mijëra gurëve individualë (tesserae) në një shkallë 1:1. “EU4Culture” përdori një zgjidhje të favorshme duke angazhuar studentë nga Universiteti i Tiranës.

Kjo qasje, jo vetëm që u dha ekspertëve mbështetje shtesë, por gjithashtu u dha studentëve një shans për të fituar përvojë praktike, duke punuar së bashku me profesionistë me përvojë dhe për të zbatuar njohuritë e tyre teorike në praktikë.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS fiton bashkinë e Maliqit, Peleshi: Topçiu, njeriu i punës
Artikulli tjetërFitoi zgjedhjet, Beci: Faleminderit qytetarëve që më besuan drejtimin e Shkodrës