Ballina Aktualitet

Bashkëpunimi me kryebashkiakët e opozitës, Rama: Asnjë problem nëse vendosin interesat e komunitetit mbi agjendat politike

TIRANË, 15 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama sqaroi sot se, bashkëpunimi me kandidatët fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është i pamundur, jo për shkakun e tij, por për shkak të tyre dhe këtë e tregon eksperienca.

I pyetur nga gazetarët mbi raportin me kryetarët e bashkive që janë përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rama tha se, “natyrisht që kjo është diçka që ne do ta shikojmë rast pas rasti”.

“Nëse do të ketë kryetar bashkish që do të jenë proaktiv, do të vënë interesat e komunitetit mbi agjendat politike dhe do të duan të bashkëpunojnë me qeverinë si partnerë në shërbim të komunitetit, ne nuk kemi asnjë problem me këtë”, tha ai.

Përkundrazi, vijoi kryeministri, “ne e kemi për detyrë dhe e kemi privilegj t’i shërbejmë çdo anëtari të bashkësisë sonë në të 28 mijë km katrorë të Shqipërisë”.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkuzat e opozitës për blerje vote, Rama: Shkaku kryesor që ata bien po në atë gropë
Artikulli tjetërRama: Klithmat për vjedhje të zgjedhjeve, opozita u kthye në pozicionin e përhershëm