Ballina Bota

MIÇIGAN – I humbur në një park tetë vjeçari mbijeton dy ditë duke ngrënë borë!

MIÇIGAN, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Një djalë tetë vjeçar mbijetoi dy ditë duke ngrënë borë pasi humbi në një park në Miçigan, shkruajnë mediat amerikane duke iu referuar autoriteteve lokale.

Djali, me origjinë nga Wisconsin, ishte duke kampuar me prindërit e tij në Parkun Shtetëror të Wilderness të Porcupine Mountains. Ai u zhduk teksa po shëtiste në pyll me familjen e tij duke kërkuar dru zjarri.

Menjëherë u nisën kërkimet me mbi 150 agjentë të cilët krehën zonën si në këmbë ashtu edhe me helikopterë dhe mjete detare. Shumë rrugë ishin në fakt të pakalueshme për shkak të borës.

Fëmija u gjet dy ditë më vonë rreth tre kilometra e gjysmë larg kampingut. Pavarësisht moshës, ai mendoi se në vend që të endej më larg, do të ishte më mirë të ndalej dhe të mbulohej. Për t’u ngrohur, ai u strehua në zgavrën e një trungu dhe u mbulua me gjethe dhe degë.

Ai nuk kishte ushqim me vete, por mbahej i hidratuar duke ngrënë borë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Berisha tallet me popullin, akuzat për lidhjet e Veliajt me Iranin dezinformim
Artikulli tjetërMeta: Politizimi i fushatës nga Rama