Ballina Flash

​Kurti: Këtë vit kemi më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës

PRISHTINË, 9 maj /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë vit Kosova ka më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës.

Kurti ka përmendur dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian, nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave, si dhe kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në Këshill të Evropës.

“Në dhjetorin e vitit që e lamë pas dorëzuam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Muajin e kaluar u nënshkrua vendimi për liberalizimin e vizave, ndërkaq në fund të prillit kaluam me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Më afër dhe rrugës për në Bashkimin Evropian, këtë vit kemi edhe më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës. Urime 9 Maji – Dita e Evropës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në Ditën e Evropës, Kurti ka thënë se BE është projekti më i madh politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit që nga lufta e dytë botërore. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Do të fitojmë edhe më thellë në Laprakë e kudo në Tiranë
Artikulli tjetërMe mbështetjen e IPARD, fabrika e tharjes së frutave në Berat eksporton në BE dhe SHBA