Ballina Flash

Duka takon Ademin: Procesi i licencimit të FFK-së të përmbyllet në kohën më të parë

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Presidenti i FSHF, Armand Duka ishte sot në Prishtinë, ku zhvilloi një vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku u takua me homologun Agim Ademi.

Duka i shprehu mbështetjen presidentit Ademi dhe e garantoi se FSHF do të jetë gjithmonë pranë FFK-së dhe futbollit të Kosovës në projektet, sfidat dhe iniciativat që kanë ndërmarrë.

“Urojmë shumë që procesi i licencimit të FFK-së të përmbyllet në kohën më të parë të mundshme dhe të gjithë sëbashku të bashkojmë forcat e energjitë në projektet afatshkurtra dhe afatmesme të Federatës dhe Presidentit Ademi për mbylljen me sukses të garave dhe paraqitjen dinjitoze të klubeve të Kosovës në kompeticionet evropiane”, theksoi Duka.

“Në të njëjtën kohë i shpreha i urova shumë suksese përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Bjellorusisë dhe Rumanisë”, tha Duka.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëlliçi: Program për rritjen ekonomike të grave dhe vajzave
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e diel, 30 prill 2023