Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 30 prill 2023

TIRANE, 30 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe  alternime vranësirash deri te dendura. Reshje shiu me intenstet të ulët që në orët e para të mëngjesit në jug të vendit, në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë relieveve malore në veri-verilindje dhe juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi 1 – 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/22 Diell re
Kukës 10/20 Diell re shi
Lezhë 13/22 Diell re
Dibër 8/21 Diell re shi
Durrës 11/22 Diell re
Tiranë 13/24 Diell re
Elbasan 10/24 Diell re shi
Berat 8/25 Diell re shi
Vlorë 10/23 Diell re shi
Korcë 7/21 Diell re shi
Gjirokastër 7/23 Diell re shi
Sarandë 11/21 Diell re

 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDuka takon Ademin: Procesi i licencimit të FFK-së të përmbyllet në kohën më të parë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/4/2023