Ballina Flash

Margariti: Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, shumë shpejt hapësirë dinjitoze

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Mbrëmjen e djeshme personazhet e përrallave janë ulur në park me fëmijët. Dhe bashkë me ta ka qenë edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Aktiviteti në Parkun Rinia, u organizua nga shtëpia botuese “Albas” dhe Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë.

“Të ulesha mes këtyre fëmijëve, të lexonim përralla e të vizatonim lule e diej, ishte jo thjesht momenti më i bukur e shlodhës i ditës, por edhe më frymëzuesi për punët që çojmë përpara, sepse e ardhmja u përket atyre”, shkroi ministrja Margariti në rrjetet sociale.

“Shumë shpejt Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë do të ketë një hapësirë dinjitoze”, premtoi ministrja, ndërsa kaloi një pasdite mes fëmijëve e prindërve, duke ndarë kënaqësinë e leximit.

“Përrallat e rrëfyera nga aktorët e Teatrit të Kukullave na rikthyen edhe njëherë të vegjël, duke ndjerë edhe më tepër nevojën për të punuar më shumë për të bërë realitet ëndrrat e fëmijëve tanë”, u shpreh ministrja Margariti.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlibeaj: PD, parti e vlerave perëndimore si alternativë e djathtë
Artikulli tjetërPublikohet online “Gjendja Aktuale e Studimeve për Arbëreshët”