Ballina Flash

Publikohet online “Gjendja Aktuale e Studimeve për Arbëreshët”

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njoftoi se, dolën online aktet e Kuvendit të Parё të Studimeve Arbёreshe “Gjendja Aktuale e Studimeve për Arbëreshët”.

Ky vëllim përmbledh aktet e Kuvendit të Parë të Studimeve Arbëreshe “Gjendja Aktuale e Studimeve për Arbëreshët”, të mbajtur në datat 27–29 shtator 2021 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadrin e veprimtarive shkencore të zhvilluara nga QSPA-ja gjatë vitit 2021.

Ky botim mëton t’u vihet në shërbim sa studiuesve akademikë, studentëve të drejtimit gjuhësor, letrar e historik të Shqipërisë, por edhe publikut më të gjerë të interesuar për këto çështje themelore të historisë shqiptare, po aq sa të interesuarve për marrëdhëniet historiko–gjuhësore e antropologjike mes Italisë e Kroacisë me Shqipërinë, në periudha të ndryshme kohore.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, shumë shpejt hapësirë dinjitoze
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky dënon ”natën e terrorit rus”, pas sulmeve me raketa