Ballina Flash

Alibeaj: PD, parti e vlerave perëndimore si alternativë e djathtë

TIRANË, 28 prill/ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj publikoi foto nga takimi me demokratët në Shkodër, në prezantimin e kandidatëve për këshillin bashkiak.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se, PD është në rrugën pa kthim për të qenë parti e vlerave perëndimore si alternativë e djathtë.

“Me demokratët e Shkodrës për të vazhduar në rrugën tonë të drejtë. Atë të një Partie Demokratike perëndimore, të vlerave të lirisë dhe demokracisë. Parti e cila pa dyshim do të jetë nesër alternativa e djathtë qeverisëse. Një e djathtë moderne dhe e çliruar nga e mëkatet e së shkuarës. Zgjedhjet e 14 majit janë guri i themelit i kësaj rrugë pa kthim.”, shkruan ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Dënojmë gjuhën fyese të përdorur në fushatë
Artikulli tjetërMargariti: Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, shumë shpejt hapësirë dinjitoze