TIRANË, 27 prill/ATSH – I. Vata/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli sot në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, duke thënë se, sapo të mbërrijë kërkesa e letër porosive për 6 autorët e dyshuar, do të nisë puna me homologët e vendeve të tjera.
Duke iu përgjigjur interesit të medieve, në lidhje me autorët e dyshuar për vrasjen, Manja tha se, vazhdojmë punë për ekstradimin e tyre dhe vënien para drejtësisë.
“Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit. Në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë në momentin e parë që do të vijnë letërporositë, do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar”, tha Manja.
Po ashtu, Manja përgëzoi Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes në Lezhë.
“Përgëzoj Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar”, tha Manja.
/gj.m/r.e/























