Ballina Flash

Rusia synon ndërtimin e stacionit të saj hapësinor dhe organizimin e misioneve në Hënë

MOSKE 12 prill /ATSH-AA/ – Rusia po punon për ndërtimin e stacionit të saj hapësinor dhe organizimin e misioneve në Hënë si dhe nisjen e prodhimit serik të anijeve kozmike, deklaroi sot kreu i agjencisë hapësinore të vendit Roscosmos, Yury Borisov.

Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve TASS në Ditën e Kosmonautikës, e cila shënon fluturimin e parë hapësinor të ekuipazhit me njerëz më 12 prill të vitit 1961 nga kosmonauti rus Yuri Gagarin, kreu i Roscosmos, Borisov tha se ndërtimi i Stacionit të Shërbimit Orbital Rus dhe organizimi i misioneve në Hënë janë prioritetet kryesore në eksplorimin e hapësirës.

“Rusia vazhdon zhvillimin e një anijeje të re kozmike me ekuipazh njerëzor nga Oryol (Shqiponja) dhe nisjen e prodhimit serik të avionëve hapësinorë”, shtoi ai.

I pyetur për turizmin hapësinor, zyrtari tha se janë duke u zhvilluar bisedime me përfaqësues të një numri vendesh të huaja që duan të udhëtojnë në hapësirën e jashtme.

“Negociatat janë në faza të ndryshme. Për rezultatet do të mësoni pas arritjes së marrëveshjeve dhe lidhjes së kontratave”, tha Borisov.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Morawiecki: Polonia dëshiron të formojë “ushtrinë më të fortë në Evropë
Artikulli tjetërSula takim me komunitetin shqiptar në Itali