Ballina Flash

Rama: Agresioni kriminal ndaj Top Channel, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese

TIRANË, 27 mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me ngjarjen e ndodhur ndaj televizionit kombëtar “Top Chanel”, ku si pasojë e të shtënave me armë nga persona të paidentifikuar humbi jetën roja i sigurisë, Pal Kola.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaron se “agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese”.

Rama i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së Top Chanel duke theksuar se “meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSfida ndaj Polonisë, Silvinjo dhe Cikalleshi: Objektivi ynë është kualifikimi
Artikulli tjetërKurset e formimit digjital, Rama: Mbështetje financiare 100% nga shteti