Ballina Bota

LISBONE – Mijëra portugezë marshojnë për rritjen e pagave

LISBONE, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Mijëra njerëz marshuan sot në Lisbonë për të kërkuar paga më të larta dhe masa të tjera për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës.

Marshimi, i thirrur nga CGTP, konfederata kryesore e sindikatave të vendit, erdhi një ditë pas grevës mbarëkombëtare të nëpunësve civilë në mbështetje të rritjes së pagave.

Sindikatat i kërkojnë qeverisë të zbatojë një paketë masash kundër varfërisë, duke përfshirë kontrollin e çmimeve të nevojave bazë dhe ndërhyrje për të kufizuar rritjen e qirave dhe koston e kredive për pasuri të paluajtshme.

Në vitin 2022, inflacioni arriti në 7.4%, niveli më i lartë në 30 vjet.

Sekretarja e përgjithshme e CGTP Isabel Camarinha i tha turmës se donte rritje të pagave me të paktën 10%, mbi normën e inflacionit dhe jo më pak se 100 euro rritje për të gjithë punëtorët. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonkursi “Dhurata Për Mësuesin Tim”, Kushi: Pjesëmarrje që kapërceu kufijtë e Shqipërisë
Artikulli tjetërOsmani për dakordësinë në Ohër: Nuk kam asnjë pritje nga Serbia