Ballina Aktualitet

Rama: Pediatria standard të lartë shërbimi mjekësor për fëmijët

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po ecën me ritme të shpejta projekti rehabilitimin e plotë të Pediatrisë së Specialiteteve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për rehabilitimin e pediatrisë.

“Pas ndërtimit të Spitalit të ri Pediatrik të Urgjencës, Terapisë intensive dhe Kirurgjisë infantile, investimi i ri që ka nisur do të sigurojë standard të lartë shërbimi mjekësor për fëmijët dhe kushte pune speciale për stafet mjekësore”, tha Rama.

Rehabilitimi i plotë i Pediatrisë së Përgjithshme dhe të Specialiteteve konsideron të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, etj.

Me përfundimin e fazës së dytë kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik në QSUT.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO – Scholz mirëpret urdhrin e arrestit të Putinit: Askush nuk është mbi ligjin
Artikulli tjetërGjirokastër, përkujtohet 115-vjetori i luftës së Mashkullorës