Ballina Ekonomi

Rama: Hapësira të dedikuara edhe për qytetarët në Unazën e Madhe

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës puna po avancon, falë edhe bashkëpunimit me banorët, të cilët kanë mbështetur realizimin e këtij projekti.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier punimesh, ndërsa theksoi se “puna nuk do të ndalet deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës”.

Sipas tij, në këtë zonë projekti nuk parashikon vetëm ndërtimin e aksit për qarkullimin e automjeteve, por do të ketë edhe hapësira të dedikuara për qytetarët.

Në lotin e 7-të të Unazës Verilindore po punohet me ritme të shpejta, me gërmim për formimin e trasesë së rrugës, mbushjen dhe betonimin e pilotave.

Autoritetet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” deri te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore, të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në fund të vitit 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Rusia dëshiron të rimarrë dronin amerikan pas rrëzimit të Detit të Zi
Artikulli tjetërCOVID-19, MSHMS: 8 të infektuar në 24 orët e fundit