Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 8 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se ka nga 184 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë me COVID-19.

Rastet e reja rezultuan në bashkitë: 5 në Berat, 2 në Tiranë, 1 në Durrës.

Janë 174 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,923 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 mars 2023)

Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 184

Testime totale 2,044,584
Raste pozitive 333,697
Raste të shëruara 329,923
Raste aktive 174
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Berat 12
Fier 6
Vlorë 5
Durrës 3
Gjirokastër 2
Shkodër 1
Kukës 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Hapësira të dedikuara edhe për qytetarët në Unazën e Madhe
Artikulli tjetër“Gruaja-shpirti i thesareve tona etnografike”, Begaj: Të pasurojmë kurrikulat shkollore