Ballina Flash

Ambasada e SHBA organizon panairin EducationUSA

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, organizoi dje panairin e EducationUSA të Universiteteve të SHBA.

Panairi ishte një mundësi që studentët të mësojnë më shumë rreth arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara nga të diplomuarit shqiptarë dhe amerikanë që kanë kryer studimet atje.

Ambasada falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe vullnetarët, ish-studentë në SHBA.
Të ftuarit dëgjuan për gamën e gjerë të lëndëve, diplomave dhe lehtësive të disponueshme për studentët në universitetet dhe kolegjet amerikane.

Demian Smith, Zëvendës Shefi i Misionit të SHBA, iu uroi mirëseardhjen studentëve dhe prindërve dhe i përgëzoi ata për angazhimin e tyre ndaj mundësive të arsimit të lartë.

Ai përmendi burimet që ofron ambasada, si EducationUSA, në mbështetje të studentëve të ardhshëm në çdo hap të procesit të kërkimit dhe aplikimit.

Ambasada bën të ditur se ata që kanë humbur panairin, mund të regjistrohen për të marrë më shumë informacion rreth arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara: bit.ly/3XFQs

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBoshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
Artikulli tjetërKrifca me eksportuesit: Mbështetje fermerëve për më shumë akses në tregje