Ballina Aktualitet

Betohet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

TIRANË, 25 janar/ATSH – I. Vata/ Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u betua sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Presidenca njoftoi se, u zhvillua sot përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ceremonia e betimit e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin: “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Presidenti Begaj i uroi suksese gjyqtares Holta Zaçaj në detyrën e re.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak14 maji, Koçi: PS, fuqi e pakonkurrueshme organizative
Artikulli tjetërKQZ publikon veprimtaritë publike të institucioneve 13-23 janar