Ballina Bota

TRIESTE – Meloni: Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor të jetë prioritet i BE-së

TRIESTE, 24 janar /ATSH-ANSA/ – Është urgjente që Bashkimi Evropian të zhvillojë një vizion të ri ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të vendosë zgjerimin e rajonit ndër prioritetet e tij, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në video-fjalimin e saj në hapjen e konferencës “Italia dhe Ballkani Perëndimor: rritje dhe integrim”, nën kujdesin e Ministrisë së Jashtme italiane dhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, që po zhvillohet në Trieste.

”Një prani më e madhe e Italisë në Ballkan është qëllimi i kësaj qeverie”, theksoi ajo.

”Edhe kjo konferencë për Ballkanin që po zhvillohet në Trieste është një pjesë e këtij procesi”, deklaroi Meloni.

“Kjo është ajo që na kërkojnë të gjithë miqtë e rajonit, e kam vërejtur personalisht me rastin e samitit në Tiranë. Ne jemi protagonistë në rajon, por duhet ta rinovojmë këtë prani dhe të investojmë në sektorë strategjikë”, shtoi Meloni./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNivelet e larta të stresit mund të lexohen edhe te mishrat e dhëmbëve
Artikulli tjetërBerisha: Komision hetimor parlamentar mbi lidhjet e McGonigal në Shqipëri