Ballina Flash

Pamje magjike të Dardhës të mbuluar nga dëbora

TIRANË, 22 janar /ATSH/  Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje magjike të fshatit Dardhë në Korçë, i cili është i mbuluar nga dëbora këtë janar.

Duke u uruar qytetarëve një të dielë të bukur, Kumbaro ka shkruar në rrjetet sociale se, “Kështu i ka lezet Dardhës”.

Dardha ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi.

Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur anembanë vendit, jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Zelensky uron ukrainasit në Ditën e Unitetit
Artikulli tjetërMargariti: Gjatë 2022 institucionet qendrore të artit dhanë 131 premiera