Ballina Bota

BRUKSEL – NATO: Dërgesat e tankeve në Ukrainë nuk paraqesin rrezik për aleancën

BRUKSEL, 20 janar /ATSH-DPA/ – Komandanti i përgjithshëm i forcave të NATO-s në Evropë beson se rreziku i mundshëm i përshkallëzimit nga dërgesat e tankeve perëndimore në Ukrainë është i menaxhueshëm.

“A mund ta menaxhojmë rrezikun? Po, absolutisht. Unë mendoj se ne mund ta menaxhojmë rrezikun në përgjithësi,” u tha gazetarëve gjenerali i SHBA Kristofer Cavoli në Bruksel pas një takimi të Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Me fjalët e tij Cavoli e bëri të qartë se ai nuk sheh shumë rrezik që Rusia të reagojë me sulme ushtarake kundër aleatëve të NATO-s për dërgimin e tankeve perëndimore në Ukrainë.

“Rusët po luftojnë me tanke, kështu që edhe ukrainasit kanë nevojë për tanke”, tha Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, për rëndësinë e furnizimit të Ukrainës me tanke.

“Për sa i përket proporcionit të armëve me atë që ka armiku, është e rëndësishme për ukrainasit dhe në aspektin e ambicies së tyre për të rimarrë territorin e tyre”, theksoi Bauer.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/01/2023
Artikulli tjetërBanesa me çardak e Vajde Myftiut, një nga perlat e Beratit