Ballina Flash

Banesa me çardak e Vajde Myftiut, një nga perlat e Beratit

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat sjell në vëmendje për vizitorët dhe turistët një nga banesat më të bukura të Beratit.

Bëhet fjalë për banesën e Vajde Myftiut, banesë me çardak, Monument Kulture, Kategoria I. Banesa gjendet në lagjen “28 nëntori”, pjesë e zonës tampon.

Si pasojë e transformimeve të shumta, aktualisht nga funksionaliteti dhe vlerat e banesës ka mbetur vetëm njëra dhomë, ajo e miqve që konservon një tavan të dekoruar bukur, oxhak dhe mbetje të mafilit. Dhoma me ornamentikë e banesës së Vajde Myftiut, është shpalllur Monument Kulture i Kategorisë së parë, në vitin 1984.

DRTK Berat sjell foto me hollësi nga zbukurimorja e dhomës së mirë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – NATO: Dërgesat e tankeve në Ukrainë nuk paraqesin rrezik për aleancën
Artikulli tjetërKINEMA – Anthony Hopkins edhe në rol perandorësh