Ballina Aktualitet

PD do të garojë për Kamzën me Bilbil Bajraktarin

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH – I. Vata/- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit.

Në një postim në rrjetet sociale Alibeaj tha se, Partia Demokratike do të garojë për Kamzën në zgjedhjet e 14 majit me Bilbil Bajraktarin.

“Zgjidhjen për ndryshimin e nevojshëm për gjithë vendin nuk mund ta presim nga jashtë, padyshim që prej tyre presim mbështetjen dhe modelet e duhura. Por jemi ne ata që duhet të bashkohemi e të gjejmë zgjidhjet. Zgjidhje që vijnë nga njerëz me reputacion, njerëz me vizion, pro perëndimorë, të ndershëm e mbi të gjitha me dinjitet e parime, pikërisht si kandidati me të cilin Partia Demokratike do të garojë për Kamzën, Bilbil Bajraktari”, tha ai.

Alibeaj tha se ne kemi bindje se në zgjedhjet e 14 majit do t’i kthejmë pushtetin qytetarëve të bashkisë Kamëz.

“Kryefjalë në të gjithë Bashkitë e Shqipërisë është papunësia, mungesa e investimit dhe rendit publik. E sidomos plaga më e madhe mbetet shpopullimi. Jemi të bindur se së bashku mund t’ia dalim që ti kthejmë pushtetin e tyre qytetarëve të bashkisë Kamëz”, shkruan Alibeaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHoti: Veprimet që e nxjerrin Kosovën nga ky kurth i Serbisë
Artikulli tjetërIbrahimaj: Norma e inflacionit nën mesataren e rajonit dhe BE-së