Ballina Flash

Hoti: Veprimet që e nxjerrin Kosovën nga ky kurth i Serbisë

PRISHTINË, 28 dhjetor/ATSH/- Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka renditur sot disa veprime, që sipas tij, e nxjerrin Kosovën nga kurthi i Serbisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoti ka theksuar se duhet të hiqen barrikadat në bashkëpunim me KOFR-in, të kërkohet me ngulm nga BE dhe SHBA që të bëhet presion te Serbia, që të mos rrezikohen qytetarët, të ruhet paqja dhe të mos përmendet lufta dhe konfliktet.

“Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurthë e Serbisë: 1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë. 2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi. 3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut. 4. Mos përmendni luftë e konflikte”, shprehet Hoti.

Ish-kryeministri nënvizon se luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve.

Ai thekson se rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Pas Japonisë, edhe Italia u kërkon testin negativ të mbërriturve nga Kina
Artikulli tjetërPD do të garojë për Kamzën me Bilbil Bajraktarin